Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI)
DPPI është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të Pronësisë Industriale, detyrim që i buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
DPPI është institucioni i vetëm nëpërmjet të cilit shteti shqiptar jep të drejtat mbi patentat mbi shpikjet dhe modelet e përdorimit, topografinë e produkteve gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur mbajtësve të së drejtave pronësinë mbi këto objekte, nëpërmjet regjistrimit të tyre.