Pronësia Industriale

 

Objektet e Pronësisë Industriale

-Patenta për shpikje dhe modele përdorimi

-Markat tregtare

-Disenjot industriale

-Treguesit gjeografikë

Çfarë është patenta?
Patenta ështe një e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund të jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një mënyrë të re të krijimit të diçkaje, ose ofron një zgjidhje të re të problemit. Ju mund të përdorni një patentë për të mbrojtur idenë tuaj për një zgjidhje ose shpikje, si një telefon, një shpërndarës karamele ose një biçikletë.
Çfarë është një marke tregtare apo një markë shërbimi?
Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombimin i disa fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve, që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale, nga ato të një pale tjetër. Markat tregtare janë emra ose shenja që mund të përdorni për të kujtuar se cila markë këpucësh ose drithërash ju pëlqen. Ju mund t'i bëni ato kur dëshironi që njerëzit e tjerë t'ju njohin ju dhe punën tuaj krijuese.
Çfarë është një Disenjo Industriale?
Disenjo është aspekti estetik apo ornamental i një prodhimi. Termi “disenjo” përdoret për të përcaktuar karakteristikat tredimensionale (të formave dhe sipërfaqeve) si dhe të atyre dydimesionale (vizatimeve, vijave apo ngjyrave) të aplikuara në produket industriale, të cilat i japin produktit një paraqitje tërheqëse për konsumatorin.
Cfarë kuptojmë me Emërtim Origjine?
“Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt: a) që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta, një shtet; b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis; c) hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar gjeografike.
Cfarë kuptojmë me Tregues Gjeografik?
“Tregues gjeografik” quhet emri që identifikon një produkt: a) që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet; b) cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike; c) të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e përcaktuar gjeografike.