ASCAP- Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar është institucion publik, në varësi të Ministrit përgjegjës për arsimin.
Ministria përgjegjëse për arsimin miraton kurikulat dhe institucioni që i përgatit është Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, në zbatim të Vendimit nr. 98 datë 27.02.2019 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit Parauniversitar. Gjithashtu, është përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulës.
ASCAP është përgjegjës për zhvillimin profesional dhe menaxhon procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar, publik dhe privat.
Programet mësimore për arsimin parauniversitar gjithashtu integrojnë çështjet e pronësisë intelektuale, brenda sistemit të të drejtave të njeriut.