DDA- Drejtoria për të Drejtën e Autorit
Drejtoria për të Drejtën e Autorit është institucion qendror në varësi të Ministrisë së Kulturës, e cila ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të legjislacionit Shqiptar për të Drejtën e Autorit, konventave dhe marrëveshjeve Ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.
Objekti i veprimtarisë së kësaj drejtorie është shumë i gjërë dhe në thelb të saj qëndron garantimi i për mbrojtjen, ushtrimin dhe zbatimin e së drejtës së autorit, të drejtave të lidhura me të dhe të drejtave të tjera në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, legjislacionin vendas dhe interesat përkatës kombëtarë të Republikës së Shqipërisë;për të gjithë subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike dhe shkencore.