Në 26 Prill të çdo viti Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të botës, feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, për të promovuar rëndësinë e saj në inkurajimin e shpikjeve dhe krijimtarisë së mendjes njerëzore.
Në vitin 2000, shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) caktuan 26 prill (datë, në të cilën Konventa për themelimin e WIPO-s hyri në fuqi në vitin 1970), si Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithshëm të pronësisë intelektuale.
Që atëherë, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale ka ofruar çdo vit një mundësi unike për t'u bashkuar me të tjerët anembanë globit për të parë se si PI kontribuon në lulëzimin e muzikës dhe arteve dhe në drejtimin e inovacionit teknologjik që ndihmon në formësimin e botës sonë.
Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale (më 26 Prill) është një mundësi për të rinjtë që të zbulojnë se si të drejtat e pronësisë intelektuale (PI) mund të mbështesin qëllimet e tyre, të ndihmojnë në transformimin e ideve të tyre në realitet, të gjenerojnë të ardhura, të krijojnë vende pune dhe të kenë një ndikim pozitiv në botën rreth tyre.
Me të drejtat e PI, të rinjtë kanë akses në disa nga mjetet kryesore që u nevojiten për të avancuar ambiciet e tyre.
Gëzuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale!
🇦🇱Shqipëria feston!