Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e projektit të Bashkimit Europian Twinning “Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rights”.
Qëllimi i krijimit të kësaj faqeje ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit dhe të informimit në fushën e pronësisë intelektuale dhe është një faqe e dedikuar për mësuesit, prindërit dhe nxënësit e arsimit para-universitar në Republikën e Shqipërisë.
Ky faqe përfshin një sërë informacionesh në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit dhe tw informimit ndërmjet mësuesve të shkollave, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Shqipërisë.
Duke qënë se Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka kryer një sërë aktivitetesh në institucionet e arsimit para universitar në formë takimesh, leksionesh dhe konkursesh, lindi nevoja e krijimit të një faqeje të dedikuar me informacion të thjeshtë dhe të kuptueshëm për këtë kategori.
Këtu mund të gjeni materiale informuese, aktivitete të ndryshme, botime të animuara, konceptet bazë të të drejtave të pronësisë intelektuale, pyetje të shpesht dhe quize.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) beson se arsimi luan një rol kyç në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Në këtë kuadër do të vazhdojë të informojë mësuesit dhe nxënësit me shpresën se programi arsimor do të zbatohet në sa më shumë shkolla. Eksperienca botërore ka treguar se edukimi i brezave të rinj është shtylla kryesore për uljen e nivelit të piraterisë në një vend të caktuar.
Kontributi juaj në këtë përpjekje është vendimtar.