Kush jemi?
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të Pronësisë Industriale, detyrim që buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
DPPI është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë pëergjegjës për regjistrimin e patentave për shpikje, modelet e përdorimit, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale, treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës.
Cilat janë objektet e Pronësisë Industriale?
Patentat dhe modelet e përdorimit;
Disenjot industriale;
Markat tregtare dhe të shërbimit;
Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës
Trajnime
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2022-2025 prioritet ka bashkëpunimin e ngushtë me sistemin para universitar për rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e pronësisë industriale.
Në muajin prill 2023 me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit parauniversitar (ASCAP), u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi ku një nga objektivat është trajnimi i mësuesëve të këtij sistemi.
Për këtë qëllim, DPPI me rekomandim edhe të ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e pronësisë intelektuale, ka filluar në muajin Maj trajnimin e stafeve pedagogjike. Me rëndësi në këto trajnime janë përditësimi i njohurive dhe zhvillimi i kompetencave profesionale, në mënyrë që mësuesit t’u sigurojnë nxënësve arsim cilësor, në fushën e pronësisë intelektuale.
Qëllimi nuk është vetëm shpërndarja e informacionit por dhe nxitja e krijimtarisë tek brezat e rinj.
Të gjitha trajnimet e mësuesve janë zhvilluar në bashkëpunim me përfaqësues të ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Para-universitar).