Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) është krijuar me VKM nr. 36 , datë 20.01.2016 “Për krijimin , organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”. ISHMT është institucioni qendror publik, buxhetor në varësi të Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë dhe është përgjegjës për inspektimin në fushën e sigurisë së produkteve jo ushqimore për përdorim nga konsumatorët dhe fushën e pronësisë intelektuale.


Misioni i ISHMT-së është:

  1. garantimi i sigurisë së produkteve për konsumatorët,:
  2. respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale. Ky mision realizohet nëpërmjet veprimtarisë mbikëqyrëse në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.