Nuk mund të mbyllej më bukur dita e sotme sesa me të rinjtë inovatorë të Kryeqytetit, djem dhe vajza të talentuar në fusha të ndryshme të shkencës.

Finalizuam në këtë mënyrë konkursin që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale kishte lancuar këtë vit nën sloganin “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacioni për një të ardhme më të mirë”.

Një traditë e krijuar tashmë prej vitesh, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Vigan Group dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,

organizuan në mjediset e Amfiteatrit të Parkut “Rinia” konkursin me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe parauniversitar.

Morën pjesë:

Universiteti Politeknik i Tiranës;

Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

Fakulteti Gjeologji-Miniera

Universiteti EPOKA;

Shkolla Harry Fultz;

Shkolla profesionale Gjergji Canco.

Studentët dhe të rinjtë inovator të qytetit të Tiranës shprehën idetë e tyre krijuese për një të ardhme më të mirë.

Për të gjithë studentët dhe nxënësit e talentuar të konkursit u shpërndanë materiale promovuese dhe çertifikata pjesëmarrjeje.

Krijimet më të mira me ide inovatore u vlerësuan me çmime simbolike nga partnerët tanë mbështetës.

Juria e konkursit e përbërë nga:

znj. Keti Luarasi, Bashkia Tiranë,

znj. Arjodita Mustali, Vigan Group,

znj. Albana Laknori, Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe,

znj. Gentiana Bardhi Përgjegjëse në Sektorin e Patentave pranë DPPI vlerësuan me çmime këta të rinj përfaqësues të këtyre shkollave:

Fituesi i vendit te parë :

Shkolla “Harry Fultz” çmimi ofruar nga Bashkia Tiranë;

Fituesi i vendit tē dytë nxënës të shkollës teknike “Gjergji Canco”, çmim i ofruar nga shoqëria “Vigan Group”;

Fituesi i vendit të tretë, Universiteti “Epoka” çmim i ofruar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Në përfundim të eventit, Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, znj. Rovena Beqiraj duke theksuar dhe njëherë rëndësinë që ka mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale për të rinjtë me ide inovatore, falenderoi bashkëpuntorët si dhe pjesëmarrësit në konkurs për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e këtij konkursi.

#IPandYouth

#NationalCompetition

#BashkiaTirane

#DPPI

#VIGANGROUP

#DhomaTregtiseIndustrise

Mikela Tollumbi