Me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” për të prezantuar Konkursin “Ne krijojmë për planetin”
April 17, 2024Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, e festoi këtë vit mes entuziazmit, energjisë dhe ideve inovatore të nxënësve pjesëmarrës në konkursin me temë “Ne krijojmë për Planetin” që DPPI kishte ideuar për të festuar e promovuar në këtë ditë.
Një traditë e krijuar tashmë prej vitesh, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me projektin SANECA, financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga Giz Albania (Bashkëpunimi Gjerman për Shqipërinë), organizuan në mjediset e “Reja”, konkursin me Institucionet e Arsimit Parauniversitar të qytetit të Tiranës.
Nxënësit e qytetit të Tiranës shprehën idetë e tyre krijuese drejt një të ardhme më të pastër dhe sa më të gjelbër.
Kishim kënaqësinë e veçantë që konkursin ta përshëndeste me fjalën e tij zv.Ministër i MEKI, z.Endrit Yzeiraj, i cili shprehu vlerësimin maksimal për këtë aktivitet dhe ofroi mbështetjen e tij për të inkurajuar këta nxënës që idetë e tyre t’i bëjmë realitet.
Për të gjithë nxënësit u shpërndanë materiale promovuese dhe secili prej tyre u shpërblye me çertifikatë pjesëmarrjeje.
Krijimet më të mira në fushën e inovacionit dhe dizenjos industriale u vlerësuan me çmime simbolike nga partneri ynë mbështetës GIZ Albania.
Në morinë e punimeve tepër të veçanta të këtyre nxënësve, juria e konkursit e përbërë nga:
Znj. Alma Bilali, Përfaqesuese e Giz Albania
Znj.Rudina Bollano, Drejtor i Ekzaminimit pranë DPPi
Znj. Darian Suli, Përgjegjëse, Sektori i Pritjes dhe Informacionit,
vlerësuan me çmime këto shkolla:
Fituesi i vendit të parë Kolegji “Turgut Ozal” çmimi një tablete.
Fituesi i vendit të dytë “Gjimanzi Petro Nini Luarasi” çmim një kupton për blerje mjete shkollore.
Fituesi i vendit të tretë Shkolla “9-vjeçare 17- Shkurti” çmim një kupton për blerje mjete shkollore.
Në përfundim të eventit znj. Rovena Beqiraj, Drejtor i Përgjithshëm i DPPI-së, falenderoi bashkëpuntorët, nxënësit së bashku me mësuesit udhëheqës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e këtij konkursi.
Gëzimi i reflektuar në portretet e nxënësve na bën të jemi ne mbështetësit e tyre kryesor, për të çuar përpara idetë e tyre inovatore në krijimin e një mjedisi sa më të pastër dhe të gjelbër për të gjithë ne.
26 Prill Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale