Gjimnazi “Arben Broci”
April 17, 2024Konkursi “Ne krijojmë për Planetin”
May 14, 2024Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale(DPPI), ka nisur punën e saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri të sistemit të arsimit parauniversitar, mbi pronësinë Industriale (PI) dhe rëndësinë e saj.
Shumë kënaqësi që rrugëtimin tonë ta fillonim me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë ku ndamë së bashku me nxënësit e këtij gjimnazi konceptet bazë të PI-së, si dhe prezantuam projektin ambicioz që DPPI do zhvillojë me nxënësit e sistemit parauniversitar.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 prill, në saj të aktiviteteve që DPPI organizon përgjatë gjithë këtij muaji, u prezantua para nxënësve dhe konkursin me tematikë “Ne Krijojmë për Planetin”.
Ky projekt synon të ndërgjegjësojë brezat e rinj, inovatorët, krijuesit mbi problemet me të cilat përballet planeti ynë, si dhe të inkurajojë këta të rinj që të gjejnë zgjedhje ekologjike që prodhojnë me pak mbetje që ndotin planetin.
Ky aktivitet do të mbështetet nga GIZ Albania ku së bashku me një juri do të zgjedhim IP School Ambassador.