Shkolla 9- vjeçare “Dora D’Istria”
April 17, 2024Gjimnazi “Arben Broci”
April 17, 2024Prezantuam në mjediset e gjimnazit “Ismail Qemali” projektin që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) do të zhvillojë këtë vit me nxënësit e arsimit parauniversitar.
”Ne krijojmë për Planetin” është slogani që Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), ka lancuar këtë vit për shtetet anëtare të saj për zhvillimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të Ditës Botërore të Pronesisë Intelektuale, 26 Prill.
Nxënësit u njohën më nga afër me tematikën, qëllimin e projektit si dhe përfshirjen e fushës së pronësisë industriale në krijimet, disenjimet apo shpikjet e tyre.
Nën drejtimin e mësuesve të cilët janë trajnuar më parë mbi konceptet e pronësisë induatriale si dhe informacionit që përfaqësues të drejtorisë përcollën tek këta të rinj mirëpresim punimet e tyre me kuriozitetet dhe optimizëm.
Të gjithë së bashku për një mjedis sa më të gjelbër.