Me nxënësit e gjimnazit “A. Zako Çajupi” prezantuam konkursin “Ne krijojmë për Planetin”, konkurs i cili do përfshije nxënësit e sistemit parauniversitar të qytetit të Tiranës.
Nëpërmjet krijimtarive dhe ideve inovatore nxënësit do shpalosin talentin e tyre në mbrojtjen e planetit me forma dhe pajisje sa më ekologjike.
Së bashku diskutuam mbi konceptet bazë të pronësisë industriale dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e saj.
Konkursi do zhvillohet në datën 26 Prill në Ditën Botërore të Pronësisë Intelktuale, në kuadër të aktiviteteve që DPPI do zhvillojë përgjatë këtij muaji.
Shkolla të tjera na presin në ditët në vijim për të informuar dhe ndërgjegjësuar brezin e ri mbi fushën e pronësisë industriale, konkursin nën sloganin “Ne krijojmë për Planetin” si dhe për të ofruar mbështetjen tonë në nxitjen e shkencës dhe inovacionit



