Pranë shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim me nxënësit për të diskutuar dhe njohur së bashku fushën e pronësisë industriale.
Prezantuam para tyre konkursin nën sloganin “Ne krijojmë për Planetin”, konkurs që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësise Industriale (DPPI) do zhvillojë këtë vit me nxënësit e shkollave të sistemit parauniversitar.
Një iniciative e ndërmarrë ndër vite nga drejtoria jonë, konkursi synon të informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit mbi fushën, rëndësinë dhe të rrisi tek ata krijimtarinë dhe inivacionin.
Jemi optimist se të gjithë së bashku do krijojmë dhe ideojmë në mënyre që të ndihmojmë në një planet sa më të pastër dhe sa më të gjelbër.



