Kënaqësi të ishim me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Turgut Ozal” ku prezantuam konceptet e pronësisë intelektuale dhe industriale, në një orë të hapur informative.
Prezantuam konkursin që DPPI do të organizojë me shkollat e arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës “Ne krijojmë për Planetin”, konkurs që do të organizohet në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 prill 2024
Prezantimi përfshiu një sesion për të nxitur krijimtarinë dhe inovacionin te nxënësit në drejtim të një bote më të pastër dhe më ekologjike përmes ideve inovatore.
Nxënësit u inkurajuan të marrin pjesë në këtë konkurs dhe të kontribuonin në të ardhmen e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe më të pastër për të gjithë, duke e shprehur idenë dhe krijimtarinë e tyre përmes disenjos industriale dhe shpikjeve.
Konkursi do zhvillohet në datën 26 Prill në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, ku të gjithë pjesëmarrësit nga shkollat përfaqësuese do të konkurojnë midis tyre për tu shpallur – Ambasadori i Shkollës. Do të ketë cmime simbolike për tre vendet e para dhe certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë nxënësit pjesëmarrés.
Shkolla të tjera na presin në ditët në vijim për të informuar dhe ndërgjegjësuar brezin e ri mbi fushën e pronësisë industriale, konkursin nën sloganin “Ne krijojmë për Planetin” si dhe për të ofruar mbështetjen tonë në nxitjen e shkencës dhe inovacionit.



