Me nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Dora D’Istria ” prezantuam konkursin “Ne krijojmë për Planetin”, konkurs i cili do përfshije nxënësit e sistemit parauniversitar të qytetit të Tiranës.
Nëpërmjet krijimtarive dhe ideve inovatore nxënësit do shpalosin talentin e tyre në mbrojtjen e planetit me forma dhe pajisje sa më ekologjike.
Së bashku me mësues dhe nxënësit e kësaj shkolle diskutuam mbi konceptet bazë të pronësisë industriale dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e saj.
Shkolla të tjera na presin në ditët në vijim për të informuar dhe ndërgjegjësuar brezin e ri mbi fushën e pronësisë industriale, konkursin nën sloganin “Ne krijojmë për Planetin” si dhe për të ofruar mbështetjen tonë në nxitjen e shkencës dhe inovacionit.



