Trajnimi i mësuesve Sarandë
September 13, 2023Trajnimi i mësuesve Dibër
September 14, 2023Patëm kënaqësinë që trajnimin e radhës “Train the Traines në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin parauniversitar” ta zhvillonim në qytetin Verilindor të Kukësit.
Në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Kukës dhe mbështetjen e ofruar nga ASCAP mblodhëm bashkë në mjediset e Pallatit të Kulturës rreth 40 arsimtarë të ciklit para universitar të këtij qyteti.
Me përkushtimin dhe vëmendjen qe i karaktetizonte këta mësues stafi i DPPI-së zhvilloi disa orë, trajnimin rreth fushës së pronësisë industriale.
Mësuesit patën mundësi të njiheshin me konceptet bazë të fushës, implementimin e tyre gjatë proçesit mësimor dhe ndërgjegjësimin tek brezat e rinj mbi rëndësinë që mbart pronësia industriale.
Në dispozicion të tyre u vendosën materiale informuese dhe libra me përmbajtje rreth fushës së PI-së.
Pajisja me çertifikatë pjesëmarrjeje u vlerësua nga mësuesit si vlerë e shtuar per arritjet e tyre pedagogjike.