Trajnimi i mësuesve Kukës
September 13, 2023Trajnimi i mësuesve Berat
September 14, 2023Gjetëm një mikpritje të ngrohtë dhe energji pozitive në qytetin verilindor të Dibrës, ku mësuesit e këtij qyteti ndoqën trajnimin me titull: “Train the Trainers në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin para universitar’’, ofruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.
Përfaqësuesit tanë ndanë me pjesëmarrësit informacione, kuriozitete, arritje dhe materiale në fushën e pronësisë Intelektuale dhe asaj industriale në veçanti.
Në bashkëbisedim me arsimtarët, nga ku na shprehën vlerësimet mbi nismën e ndërmarrë nga DPPI me institucionet arsimore, jemi optimist për vijueshmërinë e këtij projekti.
Së bashku me mësuesit e ZVAP Dibër dhe në bashkëpunim me ASCAP, përbyllëm për këte vit shkollor trajnimin për ta rifilluar sërisht për vitin e ri akademik –.
Falënderojmë të gjitha strukturat arsimore, ZVAP-t dhe ASCAP për angazhimin në këtë projekt, që synon të zhvillojë njohuritë teorike në fushën e pronësisë industriale për t’i mundësuar ato në proçesin mësimor, si pjesë e edukimit ligjor.
Arsimi është kryefjala e këtij viti për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Kliko për të parë videon