Trajnimi i mësuesve në ZVA Mallakastër
November 10, 2023Trajnimi i mësuesve në ZVA Elbasan
November 13, 2023Me mësues të Zyrës Vendore Arsimore Vlorë, zhvilluam trajnimin e radhës me temë:
“Train the Trainers në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin e arsimit parauniversitar’’,
Në trajnimin e zhvilluar pranë shkollës “Ali Demi” Vlorë, u shkëmbyen shumë mendime, pyetje dhe ndarje eksperiencash me në fokus pronësinë intelektuale.
Mësuesve iu vendosën në dispozicion botime, moduli i pronësisë Intelektuale dhe iu prezantua faqja jone e web-it “ShkollatPI”, – me link https://www.shkollatpi.dppi.gov.al, dedikuar mësuesve dhe nxënësve të arsimit parauniversitar.
Përkushtimi dhe angazhimi i arsimtarëve të këtij qyteti mbi trajnimin e ofruar ishte mjaft pozitiv.
Do të vazhdojmë të trajnojmë mësuesit, të ndajmë idetë dhe mendimet, të punojmë së bashku, për informimin dhe ndërgjegjësimin mbi fushën e pronësisë industriale dhe nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit tek brezat e rinj.
Për me tepër klikoni këtu