Trajnimi i mësuesve në ZVA Durrës
November 10, 2023Trajnimi i mësuesve në ZVA Vlorë
November 10, 2023Në Ballsh, Mallakastër në shkollën “Besëlidhja”, vijuam trajnimin me mësues të ciklit para universitar mbi fushën e pronësisë industriale.
Znj. Etilda Dishaj, drejtor i ZVA Mallakastër përshëndeti trajnimin e sotëm dhe vlerësoi maksimalisht nismën e ndërrmarrë nga DPPI për trajnimin e stafeve pedagogjike.
Prezantimi i faqes së web-it “ShkollatPI”, – me link https://www.shkollatpi.dppi.gov.al, dedikuar arsimit para universitar, gjeti mikëpritjen e mësuesve në zgjerimin e njohurive të tyre mbi fushën e pronësisë industriale dhe intelektuale.
Së bashku, do të punojmë për integrimin e pronësisë intelektuale si modul në kurrikulat arsimore dhe paralelisht të promovojmë rëndësinë e fushës, duke ofruar më shumë informacion, dije dhe ndërgjegjësim tek brezat e rinj.
Train the Trainners në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin parauniversitar
Për më tepër klikoni këtu