Trajnimi i mësuesve Dibër
September 14, 2023Trajnimi i mësuesve në ZVA Maliq
November 10, 2023“Train the Trainers në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin para universitar” u zhvillua në qytetin e Beratit.
Në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Berat dhe mbështetjen e ofruar nga ASCAP mblodhëm bashkë në mjediset e shkollës profesionale “Stiliano Bandilli” rreth 34 arsimtarë të ciklit para universitar të këtij qyteti.
Mësuesit patën mundësi të njiheshin me konceptet bazë të fushës, zbatimin e tyre gjatë proçesit mësimor dhe ndërgjegjësimin tek brezat e rinj mbi rëndësinë që mbart pronësia industriale. Kjo fushë është pjesë e edukimit ligjor me bazë kompetencë.
Në dispozicion të tyre u vendosen materiale informuese dhe libra me përmbajtje rreth fushës së PI-së, të përgatitura nga World Intellectual Property Organization dhe përkthyer në gjuhën shqipe.
Pajisja me certifikatë pjesëmarrjeje u vlerësua nga mësuesit si vlerë e shtuar për arritjet e tyre pedagogjike.
DPPI falënderon të gjithë pjesëmarrësit në veçanti ZVA Berat për mbështetjen dhe bashkëpunimin e arritur ndërmjet dy institucioneve. Kliko për të parë videon