Trajnimi i mësuesve Berat
September 14, 2023Trajnimi i mësuesve në ZVA Durrës
November 10, 2023Patëm kënaqësinë të rifillonim ciklin e trajnimeve me stafet pedagogjike të sistemit paraunversitar me Zyrën Vendore Arsimore Maliq.
Në mjediset e Drejtorisë Rajonale Arsimore Parauniversitare Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi trajnimin me temë: “Train the Trainners në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin parauniversitar”
Me pjesëmarrjen e znj.Gentiana Drabo, drejtor i ZVA Maliq dhe me mësues nga kjo zyrë arsimore, prezantuam objektet e pronësisë industriale, rëndësinë e regjistrimit , implementimin e tyre gjatë proçesit mësimor dhe ndërgjegjësimin tek brezat e rinj.
Për herë të parë, mësuesve iu prezantua faqja e web-it “ShkollatPI”, – me link https://www.shkollatpi.dppi.gov.al, një faqe rreth fushës së Pronësisë Intelektuale, e dedikuar vetëm për mësues dhe nxënës të sistemit parauniversitar.
Me ekipin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe me bashkëpunimin e ofruar nga ASCAP do vijojmë trajnimet me zyrat e tjera arsimore të vendit.
Për më tepër kliko këtu