Qyteti bregdetar i Durrësit ishte ndalesa e rradhës e trajnimeve me stafet pedagogjike të sistemit të arsimit para universitar.
Së bashku me Zyrën Vendore Arsimore Durrës dhe ASCAP zhvilluam trajnimin me temë:
“Train the Trainners në fushën e Pronësisë Industriale për mësues në sistemin parauniversitar’’,
Trajnimi u zhvillua pranë ambjenteve të shkollës “Qemal Mici” nga ku mësuesit e këtij qyteti patën mundësi të njiheshin me:
Pronësinë Intelektuale dhe degët e saj
Objektet e pronësisë Industriale
Rëndësinë e regjistrimit të objekteve të PI pranë drejtorisë sonë.
Faqen e web-it “ShkollatPI”
Për herë të parë, mësuesve iu prezantua faqja e web-it “ShkollatPI”, – me link https://www.shkollatpi.dppi.gov.al, një faqe rreth fushës së Pronësisë Intelektuale, e dedikuar vetëm për mësues dhe nxënës të sistemit parauniversitar.
Ky kalendar trajnimesh me fokus informimin në fushën e pronësisë industriale të mësuesve të ciklit parauniversitar, do të vijojë përgjatë muajit tetor dhe me zyra të tjera arsimore.





Për më tepër kliko këtu